Paketat e punës

WP1

MENAXHIMI DHE KOORDINIMI I PROJEKTIT

Kjo WP merret kryesisht me menaxhimin e projektit dhe monitorimin e aktiviteteve të realizuara. Koordinohet nga Komiteti i Menaxhimit të Projektit (KMP) i cili përbëhet nga përfaqësues të të gjithë partnerëve. Synimi kryesor i KMP është zbatimi i suksesshëm i projektit dhe arritja e qëllimeve të tij, sipas planit kohor të paracaktuar dhe atij të cilësisë.

WP2

KOMUNIKIM DHE SHPËRNDARJA

Kjo WP përfshin veprime që synojnë ndërgjegjësimin e publikut për objektivat e projektit, arritjet dhe përfitimet e fituara në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar; promovimin dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit tek institucionet, agjensitë, grupet, individët dhe të gjitha palët e interesuara; përmirësimin e përqasjes publike ndaj sipërmarrjes sociale të personave me aftësi të kufizuara dhe pranon rolin dhe mbështetjen e dhënë nga fondet e BE-së.

WP3

SIPËRMARRJE BLEGTORALE DHE MIRQËNIA E KAFSHËVE

Kjo WP ka për qëllim të vlerësojë shpërndarjen hapësinore të sëmundjeve që pengojnë prodhimin dhe ndikimet e tyre në konkurrencën e SME dhe të hartojë dhe aplikojë protokolle të përbashkëta në të dy vendet me qëllim përshkrimin e profileve të sipërmarrjeve blegtorale në GR dhe AL, për të vlerësuar rëndësinë e sëmundjeve që kufizojnë prodhimin në Gr dhe AL dhe hartëzimi i shpërndarjes së tyre hapësinore, si dhe ndikimin e tyre në konkurrencën blegtorale. Hartat e shpërndarjes hapësinore të sëmundjeve dhe ndikimet në konkurrencë do të përdoren si udhëzues për vendim-marrësit e SME-ve dhe zhvillimin e politikave lokale.

WP4

VET-MJETET E KONKURRENCS

Kjo WP konsiston në veprimtari që synojnë të rrisin konkurrencën e SME-ve blegtorale përmes përdorimit të mjeteve veterinare për kontrollin efektiv të patogjenëve, të ofrojë modele vendim-marrjeje të kujdesit të gjelbër shëndetësor të kafshëve dhe programeve të zgjuara veterinare me qëllim rritjen e shëndetit të kafshëve dhe të produktivitetit të tyre. Demonstrimi në terren i programeve dhe mbështetja e SME-ve në fermat e përzgjedhura të GR dhe AL; vlerësimi socio-ekonomik dhe dokumentimi i efektivitetit të mjeteve veterinare dhe standardi i çertifikimit të kujdesit të zgjuar shëndetësor të kafshëve do të ofrojnë vlerë të shtuar për SME-të në zonën e përzgjedhur.

WP5

KOMPETITETI I JETSISOO SOO LNDS

Kjo WP përfshin trajnim operacional të veterinerëve dhe fermerëve për kujdes të zgjuar shëndetësor të kafshëve dhe ndërtimin e kapaciteteve sipërmarrëse. Ajo synon të nxisë mobilizimin e një grupi transnacional të kujdesit shëndetësor të kafshëve dhe inovacionit në fermat blegtorale, të zhvillojë one-stop-shop për sipërmarrjet blegtorale dhe konkurueshmërinë e tyre dhe të përforëcojë zhvillimin e një rrjeti ndërkufitar të sipërmarrjes në blegtori. Shkëmbimi i njohurive do të përmirësojë aftësitë e sipërmarrjes blegtorale dhe do të stimulojë performancën e biznesit, kreativitetin dhe inovacionin e tij. Përmirësimi i aftësive të pronarëve të SME-ve dhe mjekëve veterinarë do të veprojë si përshpejtues i njohurive dhe praktikave të mira dhe do të ndihmojë në zhvillimin e plan politikave rajonale. Kjo do të mbështesë sipërmarrjen blegtorale dhe inovacionin bujqësorë në terma afatshkurtër dhe afatgjatë duke promovuar kujdesin e qëndrueshëm të shëndetit të kafshëve dhe mbarështimin e tyre, si edhe do të mbështesë politikat dhe strategjitë zhvillimore rurale të Gr dhe AL.