Partnerët

PARTNERËT TANË

Hellenic Agricultural Organisation Demeter logo

Kryetari i partnerit

ORGANIZATA E BUJQËSISË GREKE DEMETER – INSTITUTI I KËRKIMIT VETERINAR (PËRFITUESI KRYESOR)

Organizata e Bujqësisë Greke DIMITRA (ELGO) është organizata kombëtare kërkimore bujqësore e Greqisë. Instituti i Kërkimeve Veterinare (VRI) është themeluar në 1997, si një njësi kërkimore e Organizatës Greke DIMITRA, që synon parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në kafshët e fermës, përmirësimin e prodhimit blegtoral, zhvillimin e sistemeve blegtorale, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e kafshëve, prodhimin e produkteve cilësore dhe ofrimin e mbështetjeve operacionale për zvhillimin e SME-ve blegtorale. VRI ndodhet në një kampus së bashku me 4 institute të tjera të cilët kanë 42 shkencëtarë/kërkues dhe 105 teknicienë dhe personel administrativ ndihmës të cilët punojnë në laboratorë të mirë paisur. ELGO ka përvojë të konsiderueshme në administrimin e fondeve të BE, atyre kombëtare dhe përvojë të gjatë në koordinimin dhe zbatimin e projekteve të bashkëfinancuara si LIFE, Archimedes I, ERA-Net EMIDA, COST Action FA0805, IEVP CT MED dhe FP7. Për arsyet e lartpërmendura, ELGO u zgjodh si partneri kryesor i projektit.

Uebfaqja e Organizatës Greke Bujqësore Demeter
Albanian Development Fund logo

FONDI SHQIPTARË I ZHVILLIMIT (AL)

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH / ADF) është një organizatë zhvillimi në gjendje t'i përgjigjet sfidave dhe kërkesave të partnerëve në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. I themeluar në 1993, ADF ka më shumë se 25 vjet përvojë në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Uebfaqja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Agricultural University of Tirana logo

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS- FAKULTETI I MJEKËSISË VETERINARE (AL)

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) i krijuar më 1 Nëntor 1951, është e vetmja qendër e trajnimit universitar, pasuniversitar, kërkimit, trajnimit në bujqësi dhe ushqim. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare u themelua në Shtator 1952, është pjesë e Universiteti Bujqësor të Tiranës dhe është e vetmja qëndër universitare mbi edukimin veterinar në Shqipëri. E gjithë veprimtaria për realizimin e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare rregullohet me Ligjin e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, "Statutin e Universitetit Bujqësor të Tiranës", "Rregulloren e Studimeve Universitare AUT" dhe "Rregulloren e Studimeve Universitare të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare ”, të cilat përmirësohen vazhdimisht.

Uebfaqja e Universitetit Bujqësor të Tiranës
Region of Western Macedonia logo

RAJONI I MAQEDONISË PERËNDIMORE (GR)

Rajoni i Maqedonisë Perëndimore (RWM) është krijuar bazuar në ligjin nr 3852/2010, është territor me entitet publik i vetëqeverisur që ka katër njësi rajonale (Florina, Grevena, Kastoria, dhe Kozani). Përgjegjësia kryesore është të hartojë, planifikojë dhe zbatojë politika (përfshirë zhvillimin rural, bujqësinë dhe blegtorinë) në nivelin rajonal në kuadër të kompetencave të tyre, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kohezionit social të vendit, duke marrë parasysh politikat kombëtare dhe ato evropiane. RWM ka përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e fondeve të BE dhe atyre kombëtare, përfshirë Programet e Bashkëpunimit Territorial GR-AL (GABE, INACT, TOURACT, SSMNATURE).

Uebfaqja e rajonit të Maqedonisë Perëndimore