the project

Përmbledhje

svg divider

Blegtoria është thelbësore për qëndrueshmërinë e komuniteteve rurale në të gjithë Evropën, megjithatë, aktualisht përballet me sfida të rëndësishme për të siguruar qëndrueshmërinë e saj. Prandaj, Evropa është angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe uljen e emetimeve të gazeve serë, e cila ndër të tjera përfshin përdorimin e burimeve lokale dhe promovimin e racave dhe praktikave tradicionale të kafshëve.

Sistemet e mbarështimit të ruminantëve të vegjël dhe të mëdhenj përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë lokale në Greqi përfshirë rajonin e Maqedonisë Perëndimore si dhe në Shqipërinë fqinje. Sëmundjet të cilat kufizojnë prodhimin për shkak të faktorëve stresues biotik si patogjenët, mund të ndikojnë në produktivitetin e këtyre sistemeve. Sëmundjet infektive dhe parazitare kryesisht shfaqen në forma subklinike dhe përveç efekteve të tyre në prodhimtari dhe mirëqenie, përdorimi i përsëritur i medikamenteve rrit shqetësim për praninë e mbetjeve kimike në produktet shtazore.

Deri më tani, trajtimi i sëmundjeve infektive dhe parazitare bazohet kryesisht në administrimin e përsëritur të barnave, shpesh në mënyrë të rastësishme, dhe të pa bazuara në të dhëna specifike epidemiologjike për zonën. Për më tepër kjo mund të çojë në tre probleme të rëndësishme:

  1. Zhvillimin e rezistencës antimikrobike dhe antihelmetike
  2. Nevojën për kufizimin në kohë të administrimit të medikamenteve gjatë periudhës së tharjes në sistemet e prodhimit të ruminantëve të vegjël, për shkak të pranisë së mbetjeve të medikamenteve në qumësht
  3. Humbjen e produktibitetit / të ardhurave për fermerët për shkak të uljes së prodhimit

Në mënyrë që të rritet konkurrueshmëria e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe të mundësohet përballimi i humbjeve ekonomike të shkaktuara nga sëmundjet të cilat kufizojnë prodhimin, nevojitet një ndryshim rrënjësor në të gjithë përqasjen e trajtimit, kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve. Një qasje gjithëpërfshirëse duhet të mbështetet në njohuri të shëndosha shkencore në mënyrë që ajo të jetë e zbatueshme.

Qëllimi i Programit të INTERREG IPA II i Bashkëpunimit Ndërkufitar "Greqi-Shqipëri 2014-2020" (COMPLETE) është studimi, zhvillimi dhe aplikimi i zgjidhjeve inovative, të cilat do të prezantohen në sistemet e mbarështimit të fermave të ruminantëve në zonat në studim, me qëllim përmirësimin e shëndetit / mirëqenies së kafshëve dhe prodhuktivitetit si edhe mbështetja e zhvillimit të produkteve blegtorale lokale me vlerë të shtuar. Kjo në total do të sigurojë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e sistemeve të menaxhimit të integruar të kafshëve të fermës dhe standardizimin e procesit të prodhimit të produkteve vendase me karakteristika specifike.

Objektivat

svg divider

Siç është parashikuar, projekti do të shikoni njësitë rajonale të Grevena, Kastoria dhe Florina (Për zonën më të përshtatshme për Shqipërinë që ju ofroni rajonalët e mësipërme). Parashikohet të përmbushen objektat e mëposhtëme:

  1. Vlerësimi i shpërndarjes hapësinore të sëmundjeve që ndikojnë në prodhim dhe ndikimet e tyre në konkurrencën e SME-ve
  2. Rritje e konkurrencës së SME-ve blegtorale përmes aplikimit të mjeteve veterinare inovative për kontrollin efektiv të patogjenëve dhe rritjen e produktivitetit në të paktën 60 SME
  3. Përmirësimi i aftësive sipërmarrëse në fushën e blegtorisë dhe stimulimi i performancës së biznesit, kreativitetit dhe inovacionit

Projekti nëpërmjet objektivave të mirë përcaktuar dhe veprimit të synuar përforcon konkurencën e SME-ve përmes:

Reduktimit të humbjeve të shkaktuara nga sëmundjet që kufizojnë prodhimet blegtorale

Rritjes së rendimentit të kafshëve (qumësht dhe mish) me 20-30%

Reduktimit të kostove të prodhimit dhe impakteve në mjedis (përdorim më i pakët i medikamenteve), dhe prodhimi i produkteve shtazore të sigurta, përmes përdorimit të ilaçeve target duke përshtatur përdorimin e tyre sipas rajoneve specifike

Programi

svg divider

Programi Interreg IPA CBC "Greqi - Shqipëri 2014 - 2020" u aprovua nga Komisioni Evropian më 30/07/2015 me Vendimin C (2015) 5482. Modifikimi i dytë i Programit u aprovua nga Komisioni Evropian më 14/02 / 2018 me vendimin C (2018) 559.

Buxheti

Buxheti i përgjithshëm i alokuar për programin (sipas modifikimit të dytë) është 54.076.734,00 €, nga të cilat 45.965.222,00 € (85%) është mbështetja e Unionit dhe 8.111.512,00 € (15%) mbështetje nga partnerë homologë kombëtarë.

Strategjia e përgjithëshme e Programit Interreg IPA CBC "Greqi - Shqipëri 2014 - 2020" është gjetja e ekuilibrit midis zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar midis popullatës lokale dhe institucioneve rajonale, në përputhje me politikat e BE-së dhe ato kombëtare, me qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta përmes ndërhyrjeve të rakorduara midis palëve.

Zonat e zgjedhura

Zona e zgjedhur ndërkufitare shtrihet nga deti Jon deri në liqenet e Prespës

  1. GR: Rajoni i Grevena, Kastoria, Florina, Arta, Thesprotia, Ioannina, Preveza, Zakynthos, Corfu, Kefallinia dhe Lefkada
  2. AL: Rajoni i Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Berat
map